×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Askush s’ka punuar më ngushtë me Thaçin dhe Veselin se Memli Krasniqi

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e pyetur në emisionin Rubikon për kritikat që deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu i hodhi ditë më parë në drejtim të PDK-së, tha se  reagime të tilla mund të vijnë si rezultat i keqkuptimeve.

    “Nuk do ta injorojmë askënd, ne jemi munduar gjatë gjithë procesit të jemi gjithëpërfshirës edhe unë si udhëheqëse e grupit punues, e mandatuar nga kryesia jam munduar që të takohem me deputetet edhe me kryesueset e kuvendeve komunale edhe me gra të tjera nëpër strukturat e partisë, është normale që hapat e tillë të guximshëm ndonjëherë të provokojnë edhe reagime, mbase jo dashakeqja për nga natyra, por thjeshtë si rezultat i keqkuptimeve, gratë në PDK do ta kenë derën e hapur”, tha Çitaku në Rubikon.

    Çitaku shtoi se askush nuk ka punuar më ngushtë me ish-kryetarët e PDK-së sesa kryetari aktual Memli Krasniqi.

    “Jam munduar shumë jo vetëm unë, por edhe kryetari Krasniqi, që të jem e hapur nuk ka njeri që ka punuar më ngushtë edhe me kryetarin Thaçi atëherë edhe me kryetarin Veseli, sesa kryetari Memli Krasniqi. Unë kam pasur përvojë me zotërinë Thaçi, pastaj kur ka ardhur Veseli unë kam qenë në SHBA, por Memli ka punuar me të dytë”, tha Çitaku, njofton Klankosova.tv.

    Nënkryetarja e PDK-së e cilësoi si të pandershme përmendjen e emrave të Thaçit dhe Veselit për shkak të mospajtimeve brenda partisë.

    “Unë zotërinë Thaçi e kam takuar gjatë luftës, kur kam punuar me gazetarë të huaj në terren dhe jam munduar maksimalisht që emrin e tyre asnjëherë mos ta lakoj panevojshëm në kuadër të debateve të brendshme partiake, zotëri Thaçi dhe zotëri Veseli sot kanë një betejë tjetër dhe do ishte shumë e pandershme që ne për shkak të mospajtimeve tona të brendshme t’i lakojmë emrat e tyre dhe jo vetëm e pandershme,  por është edhe e dëmshme”, tha Çitaku.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.