×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kurti e ka eliminuar në tërësi dialogun social

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryeministrit Kurti ka synim që ta nënshtroj popullin e Kosovës.

    Sipas Çitakut, ambicia e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e që po e artikulon çdo ditë, sipas saj, është Republika e Tretë.

    “Ambicia e kryeministrit dhe ai po e artikulon çdo ditë e më qartë është Republika e Tretë, dhe çka është Republika e Tretë sipas Kurtit bazuar në atë që po e thotë deri sot, Republika e Tretë është biznese të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, media të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, sindikata të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij”, tha Çitaku Klan Kosova.

    Duke folur për grevat e sindikatave, në veçanti grevën në arsim, Çitaku tha se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është duke iu nënshtruar një fushate dehumanizuanizuese, derisa shtoi se Kurti po e eliminon në tërësi dialogun social.

    “Ai njeri tash e sa javë i është nënshtruar një fushate dehumanizuese, ka pasur përqeshje, denigrim, i është cenuar dinjiteti, jo vetëm atij por secilit mësues dhe mësuese në Republikën e Kosovës. Puna e sindikatave është që të luftojnë për të drejtat dhe dinjitetin e punëtoreve të arsimit, detyra e qeverisë është të ulet dhe të negocioj me ta, mirëpo kryeministri e ka eliminuar në tërësi dialogun social si instrument të politikë-bërjes. Ai nuk dialogun as me sindikatat as me veteranët, as me mjekët, dialogun nuk e do, kompromisi është shndërruar në fjalë të ndryrë”, është shprehur ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Gusht 2025
    Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për ...
    Lajme04 Gusht 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Ardian Hajdaraj, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin është anuluar...
    Lajme04 Gusht 2025
    Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht...
    Të tjera
    Lajme04 Gusht 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja më...
    Lajme04 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar biznesmenin nga Prizreni, Burim Sallauka, i cili disa vite më parë kishte sulmuar fizikisht njërin...
    Lajme04 Gusht 2025
    Disa zona të vendit janë përballur me një stuhi të shoqëruar me shi e breshër. Ndër to është edhe Gjakova, nga ku...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Varka e parë elektrike e Zvicrës ka lundruar në Liqenin Ceresio që nga viti 2021. Por më e madhja ka lundruar në...
    Lajme04 Gusht 2025
    Ish-shef i stafit të Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj, në një postim në facebook, duke iu referuar...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.