×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Portieri i Trepçës ‘ 89, Marly Prince shpallet ylli i javës në Superligën e Kosovës

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Superligë.

    Çmimi i më të mirit për javën e tetë i ka takuar portierit të Trepça ’89, Marly Prince, përcjell FrontOnline.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Jeton Shehu nga KFV Besa dhe Vllaznim Visoka nga KFV Llapi.

    Komisioni vlerësoi se ‘gardiani’ i portës së KF Trepça ’89 FC , ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore kundër Dukagjinit (3:0), duke e mbajtur portën e tij të pamposhtur. Ai gjatë lojës u tregua shumë i shkathtë në 5 intervenime kyçe, të cilat ndikuan në rrjedhën e lojës.

    Çmimi “Ylli i Javës” Marly Prince iu dorëzua sot, pas kthimit nga vendlindja e tij, ku ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Kongos.

    Pasi mori çmimin, Prince theksoi se ndihet shumë i vlerësuar, teksa u shpreh se pret shumë nga skuadra e tij në këtë edicion.

    “Jam shumë i lumtur të pranoj sot trofeun e më të mirit të xhiros.  Si futbollist i Trepçës ‘89, pres që si ekip i mirë dhe i kompletuar që jemi të fitojmë kampionatin dhe pse jo të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve në vitin e ardhshëm. Me këtë rast dua të falënderoj shumë stafin dhe bashkëlojtarët për këtë trofe, sepse pa kontributin e tyre ky çmim do të ishte i pamundur të fitohej”, ka theksuar  Marly Prince për faqen zyrtare të FFK-së./FrontOnline/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.