×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria duhet t’ua plotësojë kushtet grevistëve

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë talljet me qytetarë, t’ia plotësojë kushtet grevistëve në arsim dhe të nisë mësimi sa më parë.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të fortë se kjo që lidhet me procesin mësimor.

    “Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka shtuar se dialogu social me sindikatat nga ana e qeverisë u konceptua si farsë dhe tallje, gjë e cila duhet të merr fund.

    “Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund. Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’ua plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet shaka me një popull”, ka përfunduar Tahiri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sërish mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Altin Dumani u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë. Në...
    Lajme31 Korrik 2025
    Në një seancë solemne të asamblesë së Komunës së Zveçanit, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, është nderuar me...
    Lajme31 Korrik 2025
    Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 7 gusht 2025 të marrin pjesë në protestën...
    Artikull i Sponsoruar31 Korrik 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapur fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Korrik 2025
      Mos u shqetësoni për udhëtimin, sepse Sharr Travel, kompania më e madhe dhe më e besueshme turistike në Kosovë, është gjithmonë...
    Artikull i Sponsoruar31 Korrik 2025
    Edicioni i 6-të i Festivalit të Zbritjeve ka mbërritur dhe këtë herë është më i pasur se kurrë më parë! Një nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.