×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj, Kurtit: Në grevë janë edhe ata që e votojnë VV-në, LDK-në, PDK-në, AAK-në

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së Rrahman Jasharaj, ka folur rreth deklaratës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se sindikalistët i takojnë PAN-it dhe se ata kanë inati antiqeveritar.

    Jasharaj tha për Klankosova.tv se deklaratat e Kurtit janë të pamatura.

    Ai theksoi se brenda sindikalistëve ka që e votojnë Vetëvendosjen, LDK-në, PDK-në, AAK-në etj.

    “Deklaratat e z.Kurti janë tejet të pamatura. Ai vazhdimisht bën këso deklarata, ky është me të, ai është me atë. Ai do të duhej të thërriste në takim Këshillin Grevist dhe të diskutonim lidhur me ofertën dhe gjetjen e një zgjidhje për daljen nga situata” – tha ai.

    “Ne kemi shumë anëtarë që janë në grevë, përveç arsimit në grevë janë edhe shërbyesit civilë por edhe nga sektorë të tjerë. Albin Kurti, e di se brenda grevistëve ka nga ata që e votojnë Vetëvendosjen, LDK-në, PDK-në AAK-në. Ka edhe nga komuniteti boshnjak që janë në grevë dhe që i votojnë partitë e tyre” – theksoi Jasharaj.

    I pari i SBASHK-ut shtoi se kanë qenë në pritje të ftesës për takim nga ana e qeverisë gjatë së shtunës dhe së dieles por kjo nuk ka ndodhur.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ndërsa ndihmat e diskutueshme nga ajri rifilluan në disa pjesë të Gazës të dielën, disa palestinezë folën për vështirësitë e tyre për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe...
    Lajme27 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës. Sipas VV-së, “Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.