×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    Arrestohet konkurrentja e “It’s my home”, dyshohet se sulmoi një polic

    FrontOnline
    17 Shtator 2022

    Dhuna që u promovua në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, siç duket po vazhdon edhe ndaj zyrtarëve policorë. Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate. Sinjali raporton se një zyrtar policor u sulmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.

    Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

    Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

    Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit. Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

    Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.

    Në anën tjetër, pasi janë kryer procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për kthim mbrapa e dëm të sovranitetit të vendit gjatë këtij mandati. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Ministria e Arsimit po e shet për risi “paaftësinë e menaxhimin” me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Kështu ka thënë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po përjeton izolim të paparë. Ajo tha se Qeverisë së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që...
    Sport12 Shtator 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan. Çuni është transferimi më i ri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.