×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri Lluka dhe Hana diskutojnë për zhvillimin e sektorit financiar jobankar

    FrontOnline
    30 Tetor 2019

    Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës (SHIFK) Venhar Hana ka takuar Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

    Në takim, Hana ka njoftuar ministrin Lluka lidhur me misionin dhe aktivitetet që SHIFK po ndërmerr në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë financiare jobankare, duke promovuar zhvillimin e sektorit financiar jobankar në vend, përfshirjen financiare dhe duke trajtuar çështje me rëndësi në ndryshimet e nevojshme legjislative si dhe nevojën e shtuar për rritjen e edukimit financiar të qytetarëve.

    Më tutje, Ministri Lluka ka theksuar se ndikimi i teknologjisë informative në avancimin e shërbimeve financiare në vendet e rajonit dhe botës ka pasë impakt të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të tyre, të cilat në shtesë kanë hartuar edhe politika fiskale të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Ndër çështjet me rëndësi për zhvillim, Ministri Lluka ka potencuar dhe domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Nënshkrimi Elektronik i cili do të krijojë lehtësi më të mëdha në raportet ndërmjet palëve në zhvillim të të gjithë sektorëve në vend.

    Në fund, Lluka dhe Hana janë pajtuar për të realizuar çdo komunikim të nevojshëm në drejtim të zhvillimit të sektorit financiar jobankar në Kosovë / Front Online /

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.