×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS vendos tri trafo të reja në Stanovc të Vushtrrisë

    FrontOnline
    30 Tetor 2019

    Mbi 270 familje të Stanovcit të Vushtrrisë tashmë kanë shërbime shumë më kualitative me energji elektrike.  Kjo, pasi KEDS ka ndërtuar tri trafo të reja për nevojat e banorëve të këtij fshati dhe ka ndërruar të gjitha shtyllat që kanë qenë me përçues të zhveshur, duke vendosur 250 shtylla të reja. Gjithashtu, janë shtrirë rreth 13 km rrjet elektrik në tensionin e ulët dhe të mesëm, kurse kyçjet shtëpiake janë me bërë me kabllo nëntokësore. Kjo ka bërë që edhe banorët e këtij rajoni t’i ndjenë këto ndryshime, sidomos lagja Haradinaj që ka 176 familje dhe lagja Haxhaj me 97 sish.

    Këto punime kanë rritur kapacitet energjetike dhe tani tensioni do të jetë stabil dhe banorët e kësaj ane më nuk do të kenë probleme me rrymë për vite të tëra, duke iu larguar edhe rreziku  nga rrjeti i vjetër. Për Liman Haxhaj, banor i kësaj lagje, ka qenë vetëm ëndërr largimi i shtyllave nga oborri. “Është fakt që po bëhet një punë e madhe. Përpara e kena pas veç andërr me u heq këta shtylla prej oborri. 400 familje jena konë me nji trafo. Po bëhet një mrekulli”, ka thënë ai. Edhe konsumatori Haki Pronaj, nga lagjja Haradinaj, shprehet të jetë shumë i kënaqur me këto ndryshime në fshatin e tij.    “ Deri tash u konë tmerr. Sa herë fryjke era u nalke rryma. Tri herë na u kanë kput telat përmas shpisë e kanë ra mi garazhë. Tash është krejt në rregull. Tensionin e kena 230 volt. Kena diferencë të madhe me të përparmen”, ka thënë Pronaj. KEDS  vazhdon me investime në shumë vendbanime të Kosovës për të modernizuar rrjetin elektrik, që është një zotim i kompanisë për të zgjidhur problemet infrastrukturore në distribuimin energjisë elektrike / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.