×
  • Sport
  • Sport

    KOK fiton edhe një projekt në Bashkimin Evropian

    FrontOnline
    26 Gusht 2022

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një tjetër projekt në Bashkimin Evropian, përmes programeve të Erasmus Plus. Këtë herë, projekti i fituar është “Komiteti Olimpik i Evropës po i afrohet neutralitetit të karbonit” (OCEAN), udhëheqëse e të cilit është zyra e Bashkimit Evropian për Komitetet Olimpike të Evropës (EOC EU).

    Projekti i Komiteteve Olimpike të Evropës për Afrimin e Neutralitetit të Karbonit (OCEAN) është krijuar për të fuqizuar Komitetet Olimpike Kombëtare (KO) për të marrë njohuri përkatëse, për të matur gjurmën e tyre të karbonit dhe për të zhvilluar strategji të përshtatura për reduktimin e karbonit, si dhe për të forcuar qeverisjen e mirë në fushën e veprimin e klimës, përcjell FrontOnline.

    I koordinuar nga Zyra e BE-së EOC, projekti bashkon 21 organizata, duke përfshirë 18 Komitete Olimpike Kombëtare të Evropës, Institutin Shkencor me Ekspertizë për Veprimet Klimatike të Gjermanisë, si dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

    Qëllimi i projektit OCEAN është të përmirësojë fuqinë punëtore të KO-ve partnere në fushën e veprimit klimatik përmes një trajnimi “Zyrtari i Veprimit për Klimën” dhe t’u ofrojë atyre mjetet dhe ekspertizën e duhur, në mënyrë që ata të mund të udhëheqin procesin e zhvillimit të strategjive të reduktimit të karbonit.
    Ky është projekti i dytë i fituar nga KOK në Erasmus Plus brenda një jave, pas atij “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2025
    Transferimi i shumëpërfolur i Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona tek Arsenali u konkretizua këtë verë, dhe ndërsa vëmendja është përqendruar me të...
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Të tjera
    Kronika27 Korrik 2025
    Një person është vetëplagosur në këmbë me pushkë gjuetie. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Gjakovë. Sipas...
    Kronika27 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj. Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë po vazhdon të jetë problem për qytetarët e Kosovës. Kjo rritje e çmimeve është...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ngjarjet e 27 korrik: 17:00- Grupi Marakli t’kerreve mban eventin tradicionale “Diaspora Meeting”, e cila këtë vit shënon edicionin e 8-të. (Prishtina...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.