“Dancing With the Stars”, do të prezantohet nga Bora Zemani.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë moderatorja.
Kryefjala.com ishte ajo që e zbului se Valbona Selimllari do të jetë pjesë e jurisë, ku ditën e sotme u zbulua se juri do të jetë edhe Kledi Kadiu.
Ndërsa kryefjala.com, e ka zbuluar edhe emrin e tretë të jurisë dhe bëhet fjalë për producenten, Holta Dulaku.
Pronarja e Vizion Plus e ka sjellë e para këtë show në Shqipëri dhe këtë herë do të ulet si anëtare jurie në ekranin e Top Channel.
Kujtojmë që edicionin e katërt të këtij show vallëzimi e fitoi, Lori Hoxha e cila mesa duket po ia kthen Holta Dulakut duke e ulur në në karrigen e anëtarëve të jurisë.
Asokohe pati edhe një debat mes producentes Dulaku dhe Lori Hoxhës, por që mesa duket është tashmë e shkuar e harruar.
Holta Dulaku ka qenë producente e një sërë programesh në Shqipëri dhe prej kohësh është shkëputur nga media. Kjo është hera e dytë që ajo ulet në kolltukun e anëtares së jurisë pasi ka qenë kryetare në show-n që solli vetë në Shqipëri, “ Tu si que vales”.