×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish- diplomati britanik: Gjithçka të çon në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnjë e Hercegovinë ka deklaruar se “shqiptarët (në Kosovë) janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t’ua japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të në gjendje ta mbajë pjesën tjetër”.

    “Në mungesë të ndonjë shansi njohjeje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t’i dhënë fund gjendjes së saj të paqartë është bashkimi me Shqipërinë. Këtë e duan edhe shumica e shqiptarëve të Kosovës, pasi Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, citon gazeta Danas të ketë thënë Less.

    Siç vlerësoi udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridgeit, në terma afatgjatë, një Shqipëri e madhe është “pothuajse e pashmangshme”, përcjell Gazeta Express.

    Ai deklaroi se nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme që Kosova apo Shqipëria ta shtyjnë këtë qëllim përtej nivelit të retorikës “për shkak të vetos ndërkombëtare dhe gjesteve të herëpashershme simbolike”.

    “Në realitet, supozoj se ata do të presin, ashtu siç presin të tjerët në rajon, një ndryshim të rrethanave gjeopolitike dhe ardhjen e një kohe kur fuqitë e mëdha do të bien dakord për një riorganizim të gjerë të Ballkanit”, tha Less.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.