×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot takohen Kurti-Vuçiq, mund të ketë marrëveshje

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Sot në tryezën e Brukselit do të përballet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Takimi në një tryezë të ndërmjetësuar nga Shefi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vjen pas më shumë se një vit.

    Herën e fundit takimi Kurti – Vuçiq ishte mbajtur më 19 korrik 2021. Aso kohe ata ishin pajtuar vetëm për një gjë; të takohen sërish. Por takimet mes tyre ishin vetëm në nivel konferencash dhe darkash joformale, por jo edhe si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    E BE-ja sot do të përpiqet që të jetë efektive në ndërmjetësimin e këtij takimi. Pasi dy shtetet gjenden në një fazë tensionimi, bazuar në deklaratat e zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi.

    Reciprociteti për dokumente është bërë shkak që në rajon të rikthehet diskursi i luftës. Kryeministri i Kosovës disa herë në media ndërkombëtare ka thënë se “ka gjasa që të ketë konfrontim me Serbinë”.

    “Jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar”, kishte thënë Kurti, teksa situatën e lidhte me gjendjen në Ukrainë.

    Në anën tjetër, presidenti serb propagandonte se “Kosova është duke përgaditur vrasjen e serbëve”.

    “Kurti dëshiron të jetë Zelensky i vogël që ta luftojë Putinin e vogël”, kishte thënë Vuçiq, teksa fliste për diskursin e luftës të cilin i ka kontribuar shumë shpesh.

    Më i drejtpërdrejtë në kërcënim sesa Vuçiqi, ka qenë kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq – “në këto ditë do të vendoset për paqen ose luftën”.

    Por aventurave të tilla të mërkurën i është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i  NATO-s, Jens Stoltenberg – “intervenohet nëse eskalon gjendja”.

    Ai përmendi se alenaca euroatalantike ka 3700 trupa në Kosovë, të cilët janë të angazhuar për ruajtjen e paqes.

    Për qëllim të paqes, kryeministri i Kurtit në atë takim tha se “qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO”.

    Pos Kurtit me sekretarin e NATO-s u tkaua edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kurti e Vuçiq kanë pasur një takim edhe me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Ai ka thënë se presin marrëveshje që e ruan pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht nuk e tensionon situatën.

    “Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar.

    Nuk dihet për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Por Lajçak ka publikuar një fotografi me Kurtin dhe Vuçiqin para takimit me të përbashkët.

    “Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.

    Gjatë ditës së djeshme është diskutuar edhe çështje e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – kërkesë këmbëngulëse e Serbisë, poqë SHBA thotë se do të bëhet vetëm konform Kushtetutës së Kosovës.

    Takimi Kurti-Vuçiq vjen vetëm 13 ditë para 1 shtatorit, datë kur do të nis zbatimi i reciprocitetit me dokumente me Serbinë – një përpjekje e tillë natën e 31 korrikut e bëri të tensionuar në Veri.

    Por Kurti është zotuar se reciprociteti do të zbatohet./Front Online

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.