×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

    FrontOnline
    08 Gusht 2022

    Në analizat e mediave gjermane të hënën pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë bëhet bashkëfajtore edhe BE për gjendjen në veri dhe ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

    Në një analizë së hënës (08.08) të gazetës “Die Welt” mbi zhvillimet në Kosovë, theksohet, se nën hijen e luftës në Ukrainë prej vitesh zien fort një konflikt tjetër në Europë. Para një jave në veriun e Kosovës pati protesta dhe bllokada rrugësh të serbëve militantë, policia raportoi për të shtëna. “‘Vuçiq vetëinskenohet si përfaqësues i interesave serbe’, thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-drejtues i zyrës së dpa-së në Beograd, Thomas Brey. Këtë e duan votuesit. Dhe BE e lejon, ‘sepse ai është shpresa e vetme që t’i shitet popullit serb një kompromis me Kosovën.’”

    ” Die Welt” vazhdon me kritika ndaj BE. “Vërtet që BE ka bashkëfajësi në shkallëzimin e situatës, thotë eksperti i Ballkanit, Bodo Weber nga Instituti Këshilli Politik për Demokratizimin në Berlin. ‘Dialogu Kosovë-Serbi, që BE i dha shtysë me Marrëveshjen e Prillit 2013 dhe që duhej të çonte në një zgjidhje të konfliktit dhe njohje formale të Kosovës përmes Serbisë ka ngecur në krizë prej gjashtë vitesh…kjo lidhet edhe me atë që Brukseli, nuk bie dakord për një qëndrim të njësuar. ‘Unioni nuk reagon me një qëndrim, sepse interesat e shteteve të BE janë shumë larg njëra-tjetrës”, sipas ekspertit të Ballkanit, Thomas Brey.

    Kurse gazeta “Berliner Zeitung” në artikullin “Standarde të dyfishta” shkruan se për pjesë të lidershipit kosovar dhe shumë vëzhgues perëndimorë dhe politikanë, Serbia shihet si sozia e Rusisë. “Beogradi është i zemëruar për këtë debat edhe për arsye historike. ‘Nëse zhvendosja e kufijve -si në rastin e Ukrainës-nuk pranohet, atëherë për ne është standard i dyfishtë, nëse Serbisë i hiqet kjo e drejtë’”, citon “Berliner Zeitung” ambasadoren e Serbisë në Berlin, Snezana Jankoviç, qe shprehet se dialogu me Kosovën është rruga e duhur. “Por rruga diplomatike kërcënon të futet në qorrsokak, si në rastin e Ukrainës. Edhe aty u negociua me vite në kuadër të Marrëveshjes së Minskut, pa rezultate dhe pa qëllime të ndershme për të arritur një rezultat, si në çështjen e autonomisë për Donbasin.”

    Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ në një analizë për zgjerimin e BE shkruan, se qoftë Ballkani apo Ukraina, BE nuk mund të përballojë aktualisht anëtarë të rinj. FAZ i referohet paralajmërimeve të presidentit, Macron, se BE që tani nuk funksionon mirë, si do t’ia dalë me më shumë se 30 anëtarë me të drejtë vetoje në tryezë? Një BE me 36 anëtarë, nënvizon FAZ, e cila do të kërkonte parimin e unanimitetit në çështje kardinale do të ishte e paaftë për të marrë vendime. “Por si qëndron perspektiva e reformimit të parimit të unanimitetit? Fondacioni Shkenca dhe Politika që këshillon qeverinë gjermane në çështjet e politikës së jashtme, ka përmbledhur në një analizë gjendjen dhe shprehet për zgjerimin e vendimeve mbi bazën e shumicës, ‘edhe duke pasur parasysh perspektivën e një BE-je me 30+ vende anëtare, pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit dhe filluan negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.’ Shtrohet pyetja se ‘si BE në përmasa të tilla dhe me një heterogjenitet të tillë mbetet e aftë të veprojë.’” Por FAZ e sheh me pesimizëm arritjen e një reforme të tillë, edhe për shkak të rezistencës të shteteve më të vogla anëtare, si Polonia dhe Hungaria. “Për heqjen e parimit të unanimitetit nevojitet unanimitet dhe për këtë nuk aspak unanimitet.”/DW/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.