Këngëtarja Lady Gaga do të fillojë sot turneun e saj botëror në Gjermani.
Koncerti do të mbahet në hapësirë të hapur në Duseldorf, pas së cilës do të shfaqet në qytete si Stockholm, Paris, Londër, Toronto, Uashington, Nju Jork, Çikago, San Francisko dhe Los Anxhelos.
Biletat më të lira në Duseldorf kushtojnë 176 euro, ndërsa ato më të shtrenjtat shiten për 2,239 euro.
Ylli i popit do të performojë në 14 qytete të botës, për herë të parë që nga janari i vitit 2018.
Në këtë turne do të jetë premiera e këngëve të albumit të saj të fundit, “Chromatica”.
Lady Gaga donte të shkonte në turne pas publikimit të albumit në vitin 2020, por koncertet u shtynë dy herë për shkak të pandemisë, shkruan DW.
36 vjeçarja është një nga artistet më të suksesshme në botë. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy dhe gjithashtu ka marrë një Oscar dhe dy Golden Globes për aktrimin dhe muzikën e saj.
“Chromatica” është albumi i saj i gjashtë në studio, dhe përmban bashkëpunime me të mëdhenjtë e muzikës si Ariana Grande dhe Elton John.