×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët me propozime për Qeverinë, përmendet Trusti dhe Pako e re mbështetëse

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë e ka rënduar gjendjen ekonomike.

    Ekspertët e ekonomisë dhe  qytetarët shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këto rritje, ndërsa theksojnë se është e domosdoshme që Qeveria të reflektojë sa më shpejt në mënyrë që të mos ketë  pasoja negative të krizës ekonomike që e ka përfshirë edhe Kosovën.

    Rukiqi: Qeveria nuk po e pranon se ka krizë ekonomike në Kosovë

    Lidhur me gjendjen ekonomike në Kosovë dhe hapat që duhet të marrë Qeveria për ta përballuar ngritjen e çmimeve për FrontOnline, ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Ai tha se Qeveria ka dështuar ta menaxhoj krizën ekonomike pasi që nuk po e pranon se ka krizë ekonomike.

    “Kriza nuk po menaxhohet, pasi që në fakt Qeveria nuk po pranon që ka krizë. Kriza mund të menaxhohet, fillimisht duke e njohur krizën dhe përmasat e krizës, gjë që Qeveria po dështon ta bëjë”, deklaroi kryetari i OEK-ut për Front Online.

    Ndërsa për ta tejkaluar krizën, Rukiqi, tha se është e nevojshme që Qeveria ta aplikoj normën 0 për të gjitha produktet dhe shërbimet bazike.

    “Qeveria duhet të aplikoj normë të diferencuar të TVSH-së, përkatësisht normë 0 për të gjitha produktet dhe shërbimet bazike”, tha Rukiqi.

    SI hap  tjetër për menaxhimin e krizës ekonomike, Ruqiki thonë se Qeveria duhet të zhbllokoj projektet kapitale.

    “Qeveria duhet te zhbllokoj projektet kapitale dhe te futen para ne ekonomi përmes investimeve publike”, tha ai.

    Gërxhaliu për ngritjen e çmimeve: Është koha për një pako të re për rimëkëmbje

    Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

    Ai për Front Online tha se Qeveria nuk po e pranon se ka krizë ekonomike.

    “Derisa nuk pranohet kriza si realitet do ta kemi këtë gjendje. Kosova ka hy në një krizë të rënd,  shumë vende të rajonit janë duke marrë masa ditore si ta ndihmoj qytetarin dhe biznesin për fat të keqe në Kosovë gjithçka ka mbet nën hijen e agjendës politike”, u shpreh ai.

    Gërxhaliu tutje thotë se për ta  tejkaluar këtë gjendje, Qeveria duhet të mendoj për një pako të re për rimëkëmbje apo masa të reja.

    “Kosova është një shoqëri e varur nga import në Kosovë kemi inflacion në shkallën 12.5 % besoj se kjo është dëshmia më  e mirë se kriza ekonomike dhe aspekti social është mjaftë i centruar, në këtë drejtim besoj se është koha kur duhet të mendohet për një pako të re për rimëkëmbë apo masa të reja për fat të keq ka kohë që nuk kemi parë diçka konkret”,  tha ai për Front Online.

    Limani: Për ta zbutur krizën ekonomike, Qeveria të lejoj tërheqjen e Trustit

    Njohësi i ekonomisë, Musa Limani, tha për FrontOnline, tha se Qeveria nuk po e menaxhon në mënyrë institucionale dhe profesionale rritjen e çmimeve.

    “Siç dihet, çmimet në Kosovë kanë rritje enorme dyshifrore (12,5%), kurse Qeveria po merë disa masa parciale, të njëhershme, me vlera të konsiderueshme materiale, por me efekte të vogla, në mbështetje të pa mjaftueshme të konsumatorëve në ketë krizë të thellë ekonomike. Qeveria nuk po e menaxhon në mënyrë institucionale dhe profesionale rritjen e çmimeve”,  tha ai

    Ndërsa për të tejkaluar këtë krizë, Limani thotë se nuk duhet të merren masa ad-hoc por masa afatgjate.

    “Dalja nga kjo krizë ekonomike nuk bëhet me masa të pjesshme, ad hoc etj., por me masa afatgjate, të cilat duhet të përfshihen në Pakon dhe Programin anti inflator te Qeverisë, në kuadër të së cilës përfshihen masat dhe instrumentet e politikës fiskale, si: TVSH-ja, akciza, norma e fitimi, norma e doganës, subvencionet etj”, deklaroi njohësi i ekonomisë Musa Limani

    Si masë tjetër për tejkalimin e krizës ekonomike që e ka kapluar Kosovën, Limani thotë se Qeveria duhet ta lejoj tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

    “Pos këtyre masave, për zbutjen e krizës që e ka kapluar Kosovën, Qeveria duhet të lejojë tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit, si dhe të bëjë nivelizimin e pagave nominale dhe rritjen e pagave minimale”, tha ai për Front Online.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.