×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shoferët britanikë protestojnë për çmimin e karburanteve – VIDEO

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Më shumë se një duzinë protestues janë arrestuar për shpejtësi të madhe gjatë protestave në autostrada në Angli, Uells dhe Skoci për rritjen e çmimit të karburantit.

    Ata vozitën me shpejtësi më të ulët në autostradat me tre korsi, duke lënë të lirë korsinë e jashtme. Dymbëdhjetë persona u arrestuan nga policia gjatë protestës në M4, e cila çoi në mbylljen e urës së Princit të Uellsit. Një tjetër person u arrestua pranë A38.

    Protestuesit e organizuar në mediat sociale demonstruan kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe vozitën në autokolona me shpejtësi më të vogël se 30 mph (48 km/h) për të shkaktuar bllokim në rrugët kryesore dhe autostradat.

    Superintendent Tom Harding, i Stacionit Policor Gwent, tha se njerëzit u arrestuan për vozitje nën 48 km/h për periudha të gjata. Policia tha se organizatorëve të protestës u ishte dhënë një njoftim ligjor për t’i penguar ata të bllokonin urën mbi lumin Severn, i cili tha se ata nuk duhet të lëvizin nën atë shpejtësi.

    Tariq Akram, një shofer kamioni nga Scunthorpe, tha se ishte në një kolonë prej 50 automjetesh që udhëtonin nëpër Scunthorpe dhe Doncaster me një shpejtësi prej 32 km/h. Ai i tha BBC-së se kompania e tij kishte bërë 4,000 £ në kosto shtesë gjatë katër muajve të fundit për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit.

    “Pjesëmarrja ishte absolutisht fantastike. Vetëm nga zona jonë morën pjesë 35 automjete. Në një moment mendova se disa makina donin të kalonin kolonën, kështu që doja t’i humbisja, pastaj kuptova se ata donin t’i bashkoheshin protestës”, tha Akram./FrontOnline/

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Opozita shqiptare VLEN në Press Konferencë për media thanë se zgjedhjet ishin jodemokratike, sepse ka pasur ndërhyrje nga BDI, mirëpo thanë se...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Vip08 Maj 2024
    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Vip08 Maj 2024
    Ambasadorja Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv,e ka mbështetur artisten Eden Golan që do të përfaqësojë shtetin izraelit në festivalin e Eurovisionit. Ajo,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në Tetovë, komunën me më së shumti banorë shqiptarë nuk ka pasur asnjë problem të raportuar në Komisioni Qendror të kësaj njësie....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.