Futbollisti i njohur kosovar, Milot Rashica sot feston ditëlindjen e 26-të.
Në mesin e urimeve jo të pakta, ndër të parët dhe më të veçantit ishte urimi i gruas së tij, Belkiz Kera.
”Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Jemi me fat që të kemi në jetën tonë, babai më i mirë ndonjëherë”, shkroi ajo sipër fotos së përbashkët.
Ylli shqiptar i futbollit, Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë të martuar dhe kanë dy djem.