×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia parandalon kontrabandën nga Maqedonia e Veriut

    FrontOnline
    25 Qershor 2022

    Policia e Kosovës, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës.

    Kësaj radhe nga Maqedonia e Veriut.

    Përmes, një komunikate për media, është bërë e ditur se përmes rrugëve malore nga Maqedonia e Veriut një mjet transportues ka tentuar të hyjë në Kosovë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren.

    Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:

     Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra

     Divan (mobile ) dysh = 10 copë

     Divan (mobile) njëshe = 40 copë

     Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe

     Pjesë të ndryshme për mobileje.

    Njësia e Policisë Kufitare  me mbështetje të hetimeve rajonale  dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla,  ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./Front Online

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.