Një grua nga fshati Jashanicë e Klinës ka vdekur dy ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se e njëjta ishte shtrirë në QKUK më 21 të këtij muaji, kurse tri ditë më vonë si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.
“Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00 Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport./Front Online