×
  • Kronika
  • Kronika

    Supremja ua refuzon ankesat 14 të dënuarve për marrje ryshfeti

    FrontOnline
    20 Qershor 2022

    Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së 14 të dënuarve për marrje ryshfeti.

    Përmes një komunikate për media, Supremja ka njoftuar se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se “nga orari ditor i punës i Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Raporti i patrullës së Njësisë Rajonale të trafikut, të dënuarit në vazhdimësi, pasi që kanë ndaluar drejtuesit e veturave dhe pasi që kanë komunikuar me ta u kanë shpjeguar kundërvajtjen e kryer dhe dënimin i cili mund t’u shqiptohet dhe me këtë rast në mënyrë të qartë është specifikuar data dhe koha kur të dënuarit kanë marrë shuma të parave me qëllim që ndaj drejtuesve kundërvajtës të mos shqiptojnë tiketa, përkatësisht dënime për kundërvajtje.”

    Në komunikatë thuhet se Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit ka zbatuar drejt edhe dispozitat e ligjit penal dhe të dënuarve iu ka shqiptuar dënime brenda kornizës së përcaktuar të dënimit për këto vepra penale.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 20 qershor 2022 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: A.H., E.H1., S.H2., A.M., A.B., H.Sh., B.S., N.H., R.H., S1.H1., S.S., secili veç e veç për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në vazhdimësi dhe të dënuarit A1.B1., J.T.. dhe Z.Sh., për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit, ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve dhe kërkesat e të dënuarve A.H., E.H1., S.H2., A.M., A.B., H.Sh., B.S., N.H., R.H., S1.H1., S.S., A1.B1., J.T.. dhe Z.Sh., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

    Gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se nga orari ditor i punës i Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Raporti i patrullës së Njësisë Rajonale të trafikut, të dënuarit në vazhdimësi, pasi që kanë ndaluar drejtuesit e veturave dhe pasi që kanë komunikuar me ta u kanë shpjeguar kundërvajtjen e kryer dhe dënimin i cili mund t’u shqiptohet dhe me këtë rast në mënyrë të qartë është specifikuar data dhe koha kur të dënuarit kanë marrë shuma të parave me qëllim që ndaj drejtuesve kundërvajtës të mos shqiptojnë tiketa, përkatësisht dënime për kundërvajtje.

    Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit ka zbatuar drejt edhe dispozitat e ligjit penal dhe të dënuarve iu ka shqiptuar dënime brenda kornizës së përcaktuar të dënimit për këto vepra penale, bazuar në dispozitën e nenit 428 par.1 të KPRK-së.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Kronika15 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve. Të shtënat nuk...
    Sport15 Shtator 2024
    UEFA i ka bërë me dijë Anglisë se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, përkundër faktit se janë nikoqir të saj....
    Lajme15 Shtator 2024
    Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.