Policia ka kontrolluar në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar në Ferizaj.
Aty janë gjetur “disa paketime me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.94 gram, 31.02 gram kokainë, dy peshore digjitale, tetë qese najloni të zbrazura, një telefon dhe 90 € kesh para”, njofton policia.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Besim Rexhepi, Ferizaj (NN) 13.06.2022 – 16:50. Gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: disa paketime me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.94 gram, 31.02 gram kokainë, dy peshore digjitale, tetë qese najloni të zbrazura, një telefon dhe 90 € kesh para. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.