×
  • Sport
  • Sport

    Ishte befasi pozicioni i tij në fushë ndaj Irlandës së Veriut, reagon prurja e re e Kosovës, tregon bisedën me trajnerin Giresse

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut, raporton FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.

    Befasi sonte ishte pozicioni i Donat Rrudhanit që ishte i vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, megjithatë pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij.

    “Ndjenjë e papërshkrueshme për këtë mbrëmje debutimi, Jam shumë i kënaqur për paraqitjen time, pro edhe atë të skuadrës, pasi ia dolëm të luajmë mirë dhe të marrim fitoren”, tha fillimisht Rrudhani në “SSK”.

    “Kam biseduar me trajnerin dhe ndonëse kisha dy vite që nuk aktivizohesha si mbrojtësi i majtë, doja të sakrifikoja për skuadrën dhe tregova se jam gati që për Kosovën të luaj në çdo pozicion”, tregoi ai.

    “Në tre javët e fundit nuk kam luajtur asnjë ndeshje, ndaj në minutën e 70’ isha pak në vështirësi për shkak të ritmit të lartë, megjithatë ndaj Greqisë do të jem në formë akoma më të mirë”, theksoi ylli i Young Boys.

    “Java e fundit ka qenë më e mira e karrierës time, pasi besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Kosovën”, u shpreh Rrudhani./FrontOnline/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që...
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që...
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Rumanisë (1:0), në ndeshjen e Grupit E. Belgët kanë bërë një nismë...
    Të tjera
    Vip22 Qershor 2024
    Modelja tejet e dashur nga publiku, Adrola Dushi, e ftur në një emission televiziv tregon se që e vogël e ka ndihmuar...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për FrontOnline, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme,...
    Sport22 Qershor 2024
    Ish futbollisti i njohur gjerman, Mario Basler, ka thënë fjalë të mëdha për Granit Xhakën para ndeshjes mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Basler...
    Sport22 Qershor 2024
    Pas fitores mbresëlënëse 3:0 ndaj Turqisë në Dortmund, trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës dhe...
    Sport22 Qershor 2024
    Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj...
    Lajme22 Qershor 2024
    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do shkojë në takim në selinë e LDK-së ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.