Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, raporton Front Online.
Nga kjo ngjarje tragjike ka vdekur një person dhe ka të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Erërat e forta rrëzojnë një dru në qendër të Prishtinës, dyshohet se ka zënë dy persona