×
  • Kronika
  • Kronika

    U ndalua për kontroll rutinë, policia identifikon 18 viktima të kontrabandimit në një minibus në Prishtinë

    FrontOnline
    06 Qershor 2022

    Policia e Kosovës ka identifikuar 18 viktima të kontrabandimit me migrantë.

    Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 13:40, policia ka ndaluar një automjet/minibus ku janë identifikuar 18 pasagjerë, të cilët pas verifikimit është vërtetuar se janë shtetas të huaj, shkruan lajmi.net.

    “Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Trafikut Rajonal- Prishtinë gjatë zbatimit të detyrave të rregullta për identifikimin e kundërvajtësve dhe parregullësive të tjera në trafikun rrugor, ka ndaluar për kontroll rutinore një automjet – minibus i tipit Mercedes, me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tij janë identifikuar 18 (tetëmbëdhjetë) persona, ku prej tyre 11 (njëmbëdhjetë) shtetas nga Siria, 6 (gjashtë) shtetas nga Egjipti dhe 1 (një) nga Iraku. Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lidhur me këtë rast, janë angazhuar zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit për Kufi të cilët janë marrë me procedurat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

    Ngasësi i automjetit në fjalë, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Me datë 05.06.2022 rreth orës 13:40 Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet/minibus me drejtues mashkull kosovar në automjetin e të cilit ndodheshin gjithësej 18 (tetëmbëdhjetë) pasagjerë, ku pas legjitimimit të tyre është vërtetuar se të njëjtit janë shtetas të huaj.

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Trafikut Rajonal- Prishtinë gjatë zbatimit të detyrave të rregullta për identifikimin e kundërvajtësve dhe parregullësive të tjera në trafikun rrugor, ka ndaluar për kontroll rutinore një automjet – minibus i tipit Mercedes, me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tij janë identifikuar 18 (tetëmbëdhjetë) persona, ku prej tyre 11 (njëmbëdhjetë) shtetas nga Siria, 6 (gjashtë) shtetas nga Egjipti dhe 1 (një) nga Iraku. Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së.

    Lidhur me rastin janë angazhuar zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit për Kufi të cilët janë marrë me procedurat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari mashkull kosovar (ngasësi i automjetit) është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.