Robert Berisha është përfshirë ditën e sotme në një aksident me makinë, ku një kamion i ka rënë nga pas. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe ata kanë qenë duke ecur ngadalë pasi kishte shumë trafik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, këngëtari i njohur u shpreh se ka pasur dëme të mëdha në makinë, por ka vendosur që ta falë shoferin e kamionit.
Nga ana tjetër, moderatorët e programit e pyetën nëse u shqetësua partnerja e tij, Laureta, për aksidentin.
“Kur e lashë te mjeshtri makinën për ta rregulluar, i thashë eja më merr. Erdhi e më mori. Kam pas aksidente edhe më të mëdha dhe nuk më ka gjetur gjë, se jam njeri i mirë dhe nuk i kam bërë njeriu keq. Për momentin nuk është pranë meje, për pak do takohemi më pas”, tha Roberti.
Duke folur për romancën e re, ai tha se për katër vite ka qëndruar beqar dhe e ka shijuar. Por tani e kishte të nevojshme që të lidhej.
“Kam pas qejf të bëj një pauzë, me shiju pak beqarinë. E kisha të nevojshme të lidhesha. Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar. Kam pasur fat se kam rënë në një tip njësoj si unë. Ajo ka ditëlindjen më 26 janar unë më 28 janar, tani po u besoj këtyre”, u shpreh këngëtari i njohur.
Ndërsa pyetjes se si u njohën, Berisha tha: “Prishtina është shumë e vogël, 4 herë më e vogël se Tirana, e të gjithë njihen. Është një vajzë e Prishtinës, e bukur, jo personazh publik. Ndoshta pas katër vitesh e meritoja një vajzë të bukur. Edhe pse Shqipëria ka shumë vajza të bukur. E kam goditur si kamioneta mua”.