Një grua nga Leposaviqi ka njoftuar policinë se burri është duke ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas policisë, viktima është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Leposaviq (NN) 27.05.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtuar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.