Dy persona janë lënduar në fshatin Stubëll të Vitisë, pas një vetaksidenti.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se drejtuesi i automjetit nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Në këtë vetkaskident janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.
“Fsh. Stubëll, Viti 24.05.2022 – 22:00. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri viktima mashkull kosovar. Dy të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport./FrontOnline