Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bajçincë të Podujevës.
Rastin në Polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.
Ai ka deklaruar se hajnat nga aty kanë vjedhur para të gatshme stoli ari dhe pajisje elektronike të kamerave.
“Fsh. Bajçinë, Podujevë 25.05.2022-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur , para të gatshme stoli ari dhe pajisje elektronike të kamerave, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./FrontOnline