×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbitrazhet ndërkombëtare: Kërkohet që institucionet e Kosovës të mos neglizhojnë kontrata e nënshkruara

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Njohës të çështjeve ekonomike dhe juridike në vend, kanë apeluar që institucionet e Kosovës të jenë të kujdesshme me rastin e nënshkrimit të kontratave dhe mos t’i neglizhojnë ato, në mënyrë që mos të humbasim miliona euro pastaj në Gjykatën e Arbitrazhit.

    Lidhur më këtë, kryetari i Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Emrush Ujkani, ka thënë se Kosova ka kuadro të përgatitura për të na përfaqësuar në arbitrazhe ekonomike.

    “Kosova ka ekspertë të mirë, në fushën e ekonomisë, do të thotë në fushën e asaj që është e drejtë ekonomike dhe përfaqësim në arbitrazhe. Ne kemi një komunitete të juristëve dhe e njoh një kategori të kuadro që kanë kapacitete dhe mundësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur, pra secilën palë që orientohen për ta mbrojtur”.

    “Në këtë drejtim nuk dyshoj në atë. Ne kemi evidencë që aty ku kanë qenë të ftuar ose janë thirrur për ta dhënë atë ekspertizën e vetë këta njerëz, pra ky grup i kuadrove ka dhënë më të mirën dhe kanë përformuar në mënyrë jashtëzakonisht të mirë”.

    “Kështu që, janë kuadro që janë të edukuar dhe të zhvilluara në aspektin profesional në shumicën e vendeve perëndimore, kështu që mendoj se nuk është sfidën”.

    Kurse, avokati Taulant Hodaj, ka thënë për Ekonomia Online se Kosova s’ka kapacitete për përfaqësim në arbitrazh, e që sipas tij, mund të angazhojë zyre të avokatëve që janë të specializuara për arbitrazhe komerciale.

    “Secili jemi të informuar se ka padi të shumta në arbitrazh. Arbitrazhi ndërkombëtar normal janë institucionet e specializuara që merren zakonisht me konteste komerciale dhe rrjedhimisht edhe këto donë përfaqim adekuat të specializuar. Mendojë që Kosova nuk ka kapacitete, por mund të angazhojë zyre të avokatëve që janë të specializuara për arbitrazhe komerciale në mënyrë që të mbrojnë interesat e Kosovës, por para se me ardhur te kjo do të ishte mirë që ato institucione që lidhin kontrata kur kanë klauzurën e arbitrazhit apo që ato kontrata apo marrëveshje që arbitrazhi aplikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë të jenë më të kujdesshëm dhe më profesional të përgjigjen me kohë dhe mos neglizhojnë sepse çdo neglizhuam është në disfavorizo të Kosovës dhe mund të humbin arbitrazhin”, tha Hoda.

    Tutje ai ka shtuar se rasti i humbjes në arbitrazh nga Post Telekomit ka ardhur në saje të neglizhimit nga ky institucion.“Rasti i Post Telekomit ka qenë më shumë për shkak të neglizhencës së vetë institucionit të Post Telekomit që nuk ka ditur të menaxhojë kontratën dhe se si t’i qaset problemit dhe shkëputjen e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme. Nëse kish pas këshilla të mira prej fillimit ndoshta në radhë të parë nuk do ta lidhte atë kontratë, por edhe nëse do e lidhte do të kishte zgjidhur në mënyrën se si duhet. Pastaj edhe mbrojtjen e ka pasur për t’u dëshiruar në arbitrazh dhe e ka humbur atë rast”.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.