×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po dëshiron ta ndalë investimin 220 milionësh gjerman në Klinë ?

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Një fushatë e egër ka filluar ditëve të fundit për të ndaluar një investim gjerman në vlerë prej rreth 220 milionë eurosh në komunën e Klinës.

    Gjoja një grup qytetarësh po thërret protesta për çështje ambientale, por siç mëson media jonë, prapa këtij grupi qëndrojnë struktura lobuese të dyshimta, të ndërlidhura me krimin rajonal të çimentos me çmime të fryra, përfshirë Serbinë.

    Me një email të nënshkruar nga një person i përveçëm synohet lajthitja e qytetarëve duke thënë se po thirret protestë “për një Klinë të pastër”, por që në thelb ka pengimin e investimit që pritet të punësojë afro 500 qytetarë të Klinës me rrethinë, e tërë kjo pengesë për interesa të përfituesve individualë.

    Por cila është e vërteta e këtij investimi gjerman të cilën po e fshehin strukturat e dyshimta?

    Bëhet fjalë për ardhjen në Klinë të kompanisë së njohur gjermane Thysenkrupp, me përvojë 160 vjeçare.

    Fabrika tashmë i ka marrë të gjitha lejet e operimit nga komuna e Klinës dhe ministritë përkatëse, pas shqyrtimit të të gjitha licencave dhe kërkesave të fushës.

    Investitori gjerman me renome botërore ka paraparë ndërtimin e fabrikës e cila respekton 100 % të standardeve evropiane, që do të ketë zero ndikim në ambientin përreth, pa emetim të gazrave, pluhurit dhe me amortizim të zhurmës.

    Krahas punësimit të rreth 500 punëtorëve në mënyrë direkte, me mekanizmat përcjellës të veprimtarisë do të mundësojë edhe punësimit indirect të dyfishit të këtij numri.

    Sipas të dhënave nga Dogana, Kosova importon rreth 800.000 tonë çimento në vit. Me fillimin e operimit të kompleksit Thysenkrupp në Klinë, do të arrihet të bëhet zëvendësimi thuajse i plotë i këtij importi, një pjesë edhe nga Serbia.

    Mos realizimi i këtij projekti është në interesin e drejtpërdrejtë të prodhuesve nga Serbia dhe shtete të tjera që duan t’i ruajnë pozitat monopolizuese.

    Qytetarët e Klinës bashkë me autoritetet komunale e kanë mirëpritur këtë projekt, si një nga masat kryesore për të penguar ikjen e madhe të të rinjve të këtij rajoni Kosovar drejt shteteve të Perëndimit. /Indeksonline.net

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.