×
  • Kronika
  • Kronika

    Daja rrah nipin në Prishtinë, ky nuk e përfilli kur ia ndaloi vizitat në shtëpi

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Pasditen e së martës, një 47-vjeçar është përleshur fizikisht me nipin 25-vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë ia kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

    Dy të dyshuarit thuhet të jenë rrahur për shkak të një “ndalese” që daja ia kishte bërë nipit, duke mos e lejuar t’i shkojë në shtëpi. Por siç shkruan Sinjali, nipi nuk e ka përfillur vendimin e dajës dhe i ka shkuar të njëjtit në shtëpi, ku dhe janë përleshur duke pësuar edhe lëndime, për çka u desh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

    Për mosmarrëveshjen që shkaktoi konflikt fizik Policia u njoftua rreth orës 18:00, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes.

    Pasi të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

    Pas përfundimit të intervistimit, daja dhe nipi janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Drenas.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika08 Korrik 2024
    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurorja Ilirjana Çollaku-Tafa, ekspertizën financiare të përpiluar nga eksperti Shaip Bytyqi, e...
    Kronika08 Korrik 2024
    Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e...
    Kronika08 Korrik 2024
    L.Xh., 33-vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia në Viti. Kjo pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Profesori i njohur i demografisë, Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve. Ky...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, u tha Demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do të vazhdojë ofertën e tij...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon...
    Sport08 Korrik 2024
    Europiani 2024 është në fazën finale, teksa kanë mbetur dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe e 14 korrikut në Berlin. Nesër...
    Lajme08 Korrik 2024
    Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.