Bashkëshorti i Halyna Hutchins, Mattheë, është i acaruar pas publikimeve të disa pamjeve në momentin që vdiq kinematografja ukrainase në xhirimet e filmit “Rust”.
Një e-mail që ka marrë Fox News Digital të mërkurën tregon se avokatët e Matthew mendojnë se zyra e sherifit në Santa Fe ka ‘shkelur të drejtat kushtetuese’ të familjes.
“Kjo ishte një kohë krejtësisht e pamjaftueshme duke pasur parasysh vëllimin e madh të materialit dhe nuk arriti t’i jepte [familjes] Hutchins “dinjitetin dhe privatësinë” që u ofron kushtetuta e New Mexico, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar që të ushtrohet diskrecioni dhe të ketë materiale të ndjeshme”, thuhet në e-mailin e marrë nga një burim pranë familjes.
Pamjet e Hutchins e shtrirë në tokë menjëherë pas gjuajtjes me armë do të ndikojnë shumë edhe në djalin e tyre të vogël, Andros, nëntëvjeçar.
“Ne kemi frikë, për shembull, se kjo pamje tronditëse e vdekjes së nënës së Andros mund të jetë material i përdorur nga ngacmuesit për ta abuzuar emocionalisht në të ardhmen”.
“Ne kërkojmë që zyra juaj të respektojë të drejtat kushtetuese të Matthew, Halyna dhe Andros Hutchins për dinjitetin, privatësinë, respektin dhe drejtësinë në vijim. Ne kërkojmë gjithashtu që zyra juaj të heqë pamjet të Halyna Hutchins në dyshemenë e kishës”.
Sherifi i Santa Fe tha se niveli i përgjegjësisë së Alec Baldwin në të shtënat do të përcaktohet gjithashtu nga prokurori i Qarkut.
Kinematografja vdiq në tetor të vitit të kaluar në xhirimet e filmit “Rust”.