Cumberbatch mbante flamurin blu-verdhë të Ukrainës gjatë promovimit të filmit të tij të fundit në Londër dhe dha lajme për mediat se kur familja do të vijë në pronën e tij.
Aktori Benedict Cumberbatch , 45 vjeç, tha për Sky News se po priste që një familje ukrainase të mbërrinte në Mbretërine e Bashkuar për të jetuar në pronën e tij pasi iu bashkua një programi për strehimin e refugjatëve në shtëpinë e tyre.
Aktori, i cili mbante flamurin blu-verdhë të Ukrainës teksa promovonte filmin e tij të fundit ‘Doctor Strange In The Multiverse Of Madness’ në Londër, dha lajme se kur i pret.
– Ata dolën nga Ukraina, unë ndjek përparimin e tyre çdo ditë – tha Cumberbatch.
– Fatkeqësisht, ata po ashtu janë duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor – të them diçka më shumë për këtë do të ishte një pushtim i privatësisë së tyre, dhe të flisja se kur të vijnë do të ishte një pushtim i imi. Unë dua t’u jap pak stabilitet pas gjithçkaje që kanë kaluar – shtoi ai.
Aktori zbuloi gjithashtu se ai po ndihmonte njerëz të tjerë me kostot e akomodimit në MB, familjet e të cilëve po ikin nga Ukraina.
– Unë u përpoqa të ndihmoja familjet e tjera ukrainase, ata që janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, për të akomoduar familjet e tyre të gjera. Është shumë e shtrenjtë, ndaj kam ndihmuar financiarisht – shtoi ai.
Ai gjithashtu shpjegoi se këtë e bën si pjesë e bamirësisë Refugjatët në shtëpi. Aktori thotë se ndërsa ndihma praktike e ofruar nga njerëzit në Britaninë e Madhe është e shkëlqyer, ka ende punë për të bërë./FrontOnline/