×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prishtinasi dënohet me 4 muaj burgim me kusht pasi bleu tri qura dhe një quran të vjedhur

    FrontOnline
    16 Prill 2022

    I akuzuari B.M., është dënuar me katër muaj burgim me kusht pasi në shkurt të 2016-ës,  kishte blerë tri qura dhe një quran, të cilat paraprakisht ishin vjedhur.

    Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dënimi ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

    Ky aktgjykim është shpallur më 20 tetor të vitit të kaluar, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Edita Çanta.

    Ndërkaq, i dëmtuari A.K. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se prokuroria të akuzuarin B.M. e ka akuzuar për vjedhje, ndërsa nga provat përkatëse gjykata ka vërtetuar se me veprimet e të akuzuarit manifestohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale “Blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 maj 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj B.M., me arsyetimin se në shkurt të 2016-ës, ai nga një person i panjohur ka blerë tri qura dhe një quran në shumë prej 70 – 80 euro, edhe pse e ka ditur se vlera e qurave dhe quranit ka qenë më e lartë, të cilat janë përfituar paraprakisht me kryerjen e veprës penale.

    Me këtë B.M., ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 345 paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e  dënueshme prej tre muaj deri në tre vjet burgim./FrontOnline

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill thotë se nevojitet normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbrëmë në një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Reporteri mëson se zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Sipas raportit policor, i dyshuari me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.