Arjola dhe Monika kishin raporte tejet miqësore brenda shtëpisë së “BBV”.
Por ky raport dukej se ishte zbehur jashtë mureve të “Big Brother VIP”.
Dy mikeshat nuk u panë më nën shoqërinë e njëra-tjetrës ku edhe aludua se shoqëria mes tyre ishte krisur.
Mirëpo dy aktoret u shfaqën për herë të parë pas daljes nga spektakli në programin e humorit “Portokalli”.
Në momentin e daljes në skenë, ato vrapuan drejt njëra-tjetrës duke u përfaquar fort dhe ky veprim dha një reagim të fortë nga publiku ku nisën të brohorisnin dhe të duartrokisnin.
Përgjatë momentit të skeçit, aktori Romir Zalla i drejtoi dyshes pyetjen se përse u përqafuan me njëra- tjetrën pas fjalëve të shumta që do qarkullonin në media.
Arjola u përgjigj duke thënë se për portalet do i këshillonte të mos merren me thashetheme, ndërsa Monika hodhi poshtë të gjitha fjalët ku u shpreh se ato dyja janë shumë mikesha dhe nuk ka asgjë të vërtetë.