×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pagat në sektorë të ndryshëm në Kosovë/ Favorizimi i sektorit publik dhe diskriminimi i sektorit privat

    FrontOnline
    21 Tetor 2019

    Rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ka thelluar diferencën me sektorin privat. Derisa në gjashtë vitet e fundit pagat në sektorin publik janë rritur mesatarisht për 166 euro, në sektorin privat përgjatë kësaj periudhe rritja e pagave ka arritur vetëm 34 euro, raporton portali “Front Online”.

    Prandaj, edhe interesimi i kosovarëve për t’u punësuar në sektorin publik është shumë më i madh se në sektorin privat, fenomen ky që nuk është i theksuar në vendet me ekonomi më të zhvilluar, ku pagat në sektorin privat janë dukshëm më të larta se në sektorin publik.

    Nga viti 2012 pagat në sektorin publik u rritën për 166 euro, në sektorin privat vetëm 34 euro

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2018 ka qenë 558 euro, derisa në vitin 2012 ka qenë 407 euro, ku ka pasur një rritje prej 166 euro për 6 vite.
    Në anën tjetër, në sektorin privat të vendit paga mesatare bruto ka arritur në 401 euro në vitin e kaluar, derisa në vitin 2012 ka qenë 367 euro, ku ka pasur një ngritje prej 34 euro për 6 vite, përkatësisht mbi 5 euro në vit.
    Te kompanitë publike të Kosovës paga mesatare, sipas ASK-së, ka arritur në 699 euro në vitin 2018, derisa në vitin 2012 pagat në këtë sektor kanë qenë 518 euro, apo 181 euro për 6 vite, përkatësisht me një rritje prej mbi 30 euro në vit.

    “Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te ndërmarrjet publike. Në vitin 2012, te ndërmarrjet
    publike, paga mesatare bruto ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 arrinte në 699 euro”, thuhet mes tjerash në raportin e ASK-së.

     Pagat në kompanitë e mëdha të Kosovës

    Në kompaninë më të madhe publike të Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK), paga mesatare është 674 euro. Në këtë Korporatë punëtorët e Departamentit të Prodhimit të Qymyrit marrin pagë mesatare prej 649 euro, punëtorët e Termocentralit “Kosova B” marrin pagë mesatare prej 675 euro, ndërsa punëtorët e termocentralit “Kosova A” marrin pagë mesatare prej 670 euro.
    Paga shumë më të larta se në KEK vazhdojnë të marrin punëtorët e Telekomit të Kosovës, ndonëse kompania publike vazhdon të ballafaqohet me krizë financiare, raporton
    “Front Online”.
    Keq me paga nuk qëndrojnë as punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku punëtorët e sigurimit marrin pagë mesatare prej 665 euro, zjarrëfikësit e Aeroportit marrin 823 euro pagë mesatare, infermierët 650 euro, punëtorët e parkingut në Aeroport i marrin 700 euro, kopshtëtarët 550 euro dhe pastruesit 430 euro.

     

    Infermierët dhe zjarrëfikësit e Aeroportit më të paguar

    Derisa infermierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” paguhen 650 euro në muaj, përgjysmë më pak paguhen infermierët në sektorin publik shëndetësor të Kosovës.
    Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, paga neto e një infermieri aktualisht është 377 euro, apo 447 bruto.
    Edhe zjarrëfikësit në Komuna të ndryshme të vendit paguhen më pak se kolegët e tyre që punojnë në Aeroportin e Prishtinës. Sipas deklaratave nga drejtuesve të sindikatës së zjarrëfikësve, paga neto e tyre është rreth 320 euro, apo rreth 500 euro më pak se që marrin pagë zjarrëfikësit e Aeroportit.
    Derisa në kompani të ndryshme paga  mesatare kalon shifrën prej 800 euro, paga minimale në vend është shumë e ulët. Në Kosovë, aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare. /Front Online/

     

    Info grafika:

    Rritja e pagave brenda 6 viteve në Kosovë

     

    166 euro në sektorin publik

    34 euro në sektorin privat

     

    Diferencat në paga

    650 euro marrin pagë infermierët në Aeroport

    377 euro paguhen infermierët e sektorit publik shëndetësor

    823 euro marrin pagë zjarrëfikësit në Aeroport

    320 euro paguhen zjarrëfikësit në Komuna të ndryshme të Kosovës

    649 euro marrin pagë punëtorët e mihjeve në KEK

     

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.