Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë një grua tjetër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima nuk kishte pësuar lëndime dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.