Një burrë në Skenderaj ia ka marrë fëmijët ish-gruas me pretekstin për t’i shëtitur.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari ka deklaruar se fëmijët i mori për t’i shëtitur dhe se do t’i kthente në shtëpi më vonë.
“Me urdhër të prokurorit ankuesja dhe fëmijët janë dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.