×
  • Vip
  • Vip

    Kështu ironizojnë Einxhel dhe Dagz me skeptikët e lidhjes së tyre

    FrontOnline
    19 Mars 2022

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet që u krijuan gjatë reality-show ‘’Big Brother Vip’’.

    Në fillimet e romancës ata hezituan të nisnin një lidhje brenda shtëpisë, por me kalimin e kohës pranuan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin.

    Ka kaluar një muaj që nga mbarimi i formatit ku duket se Eixhel dhe Dagz po shijojnë romancën edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

    Duke marrë shkas nga kjo çifti ka ironizuar të gjithë skeptikët si banorë të shtëpisë apo edhe ata jashtë se lidhja e tyre do të zgjaste vetëm 1 muaj pas mbarimit të programit.

    Moderatorja ka ndarë një video në Instagram teksa është së bashku me Dagaz, ku ky i fundit përpiqet ta puthë atë.

    ‘’Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për 1 muaj’’, ka shkruar Shkira krah videos.

    Kujtojmë që së fundmi, moderatorja ka takuar edhe familjarët e DJ të njohur.

    Ka qenë motra e tij, Aurora, që ka postuar një foto krah Einxhel duke shkruar: “Kuni(kunata) ime e mrekullueshme”.

    Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Qipros. Foda ka mungesën e Zhegrovës, Muslijës e Muriq që janë përjashtuar dje,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një mal kritikash i ka drejtuar së fundi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, ndonëse me këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.