×
  • Kronika
  • Kronika

    Brenda një dite nëntë raste të dhunës në familje

    FrontOnline
    12 Mars 2022

    Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

    Sipas policisë në 24 orët e fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje.

    Kështu disa persona janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar dhunë mbi familjarët e tyre.
    DHUNË NË FAMILJE

    Fushë Kosovë (EN: 084-209) 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë 11.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 10.03.2022 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Fsh. Lutogllavë, Pejë 11.03.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë, kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lentime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    · Pejë 11.03.2022 – 07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Deçan 11.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është dërguar në QKMF Deçan për ekzaminim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Klinë 11.03.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Vushtrri 11.03.2022 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar tek familja e viktimës femër kosovare (ish-bashkëshortes) me të cilën ishin ndarë dhe kishte marrë dy fëmijët e tyre, po ashtu i kishte marrë edhe telefonin viktimës. Viktima është intervistuar në prezencë të QPS-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

    · Vushtrri 11.03.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar mosmarrëveshje deri sa ishin tek babai i viktimës femër K/Shqiptare, sipas viktimës i dyshuari edhe me herët ishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj por nuk ka raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. (Rasti# 2022-BD-210) 02977

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.