Ikona e muzikës botërore, Madonna, ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’i jepet fund ‘pushtimit të pakuptimtë të Rusisë në Ukrainë’.
Këngëtarja ka postuar një video, remiksin e këngës së saj “Sorry” të publikuar në vitin 2009, me anë të së cilës tha se ‘lufta duhet të ndalet.
“Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi Madonna. “Ne ju mbështesim president Zelensky! Lutemi për ju dhe vendin tuaj”.
Videoja është krijuar nga Twitter dhe shpërndarë në faqen e ‘Rafa do cafe’, e më pas u ripostua nga Madonna.
Aty shfaqen video të këngëtares duke kërcyer bashkë me pamjet e shkatërrimit të Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia.
Në video, fytyra e Adolf Hitlerit është modifikuar mbi Vladimir Putin.