Moderatorja u befasua nga vëllai i saj Aloisi.
Si fillim u transmetua një klip teksa Einxhel fliste për raportin me vëllain e cila tha se është vëllai më i mirë në botë, gjithashtu ajo shtoi se ai i ka thënë se nuk do të vijë në “Big Brother”.
Më vonë, Einxhel doli në oborr e cila u takua me Aloisin i cili e priti me krahë hapur dhe me përqafime.
Vëllai i moderatores i tha se e ka marrë shumë malli për të teksa i dha edhe disa këshilla.
“Shijoje lojën brenda ne jemi krenarë me ty. Ke bërë shumë mirë që ke hyrë sepse iu ke treguar njerëzve çfarë karakteri ke dhe çfarë goce je”, janë disa fjalë që Aloisi i tha motrës së tij.