×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekjet dhe rastet me Omicron, Raka tregon se ku qëndron Kosova në raport me shtetet tjera

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Mikrobiologu Lul Raka ka folur rreth situatës epidemiologjike në Kosovë. Ai ka deklaruar se varianti Omicron i cili ka shënuar rritje masive në vend dhe botë, mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave, të krijuar nga vaksinimi.

    Duke iu referuar raporteve të fundit të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), Raka thotë se Kosova ka shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milion banorë.

    “Në raportin e fundit të ECDC (European Center for Disease Control), që përfshin periudhën kohore 10-23 Janar 2022, Kosova ka incidencë prej 1157 rasteve në 100.000 banorë. Nga shtetet e rajonit, Shqipëria ka 997 raste, Maqedonia 1099, Serbia 2805 e Mali i Zi 3798. Gjatë kësaj periudhe shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë e kanë Kosova (5.01) dhe Gjermania (5.13). Shtetet e rajonit kanë këtë shkallë vdekshmërie në 1 milionë banorë: Shqipëria 23, Serbia 52, Maqedonia 89, Mali i Zi 132 dhe Bosnja 146. Në Evropë, prinë Bullgaria me 161 vdekje/1 milion banorë”, ka shkruar Raka.

    Tutje infektologu bën të ditur se nnfeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

    “Shkalla e shtrimit në spital dhe vdekshmëria janë më të ulëta sesa në valët e mëparshme pandemike. Një rol të rëndësishëm këtu ka luajtuar edhe vaksinimi. Por, përhapja masive në komunitet ka shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në sistemin shëndetësor dhe në kategoritë e tjera esenciale të shoqërisë për shkak të mungesave masive në punë dhe mësim”, ka deklaruar Raka.

    Raka ka komentuar edhe masa kufizuese, për të cilat thotë se varen nga numri i rasteve, hospitalizimet, vdekjet dhe shkalla e vaksinimit.

    “Masat kufizuese varen nga faktorët shëndetësorë (numri i rasteve, spitalizimet, vdekjet, shkalla e vaksinimit), ekonomia, kapaciteti i shtetit për subvencione, shëndeti mental dhe të drejtat e njeriut. Balansimi i gjithë këtyre faktorëve është i vështirë dhe nuk është i njejtë askund. Vendimet duhet të merren duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike në kohë reale”, ka shkruar Raka.

    Mikrobiologu deklaron se personat e pavaksinuar, apo ata pjesërisht të vaksinuar, kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë dhe hospitalizim.

    “Personat e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë dhe spitalizim. Prandaj, vaksinimi mbetet një komponent kyç për të ulur ndikimin e Omicronit. ZBATONI MASAT PARANDALUESE- mos humbni kohë duke e kërkuar fajtorin kujdestar për gjendjen e sotme, sepse atë mund ta gjesh kudo, duke filluar prej vetes tënde e deri te Paria e vendit. Fuqizoni INSPEKTIMET e zbatimit të masave parandaluese dhe vendimeve në terren bashkë me KOMUNAT”, ka shkruar Raka në Facebook.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Lipjanit. Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.