×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Krahas ngritjes së çmimeve, duhet që qeveria t’i rrisë edhe pagat

    FrontOnline
    26 Janar 2022

    Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra është shprehur se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i prekë shumë sektorë.

    Ajo, në Edicionin Special, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për rritje të pagave.

    “Ka rritje globale dhe nuk është problem vetëm i yni. Mënyra se si qeveria aktuale ka menaxhuar me problematikën me energjinë… Pagat nuk kanë lëvizur nga kjo qeveri, përveç rritjes së ulët për pensionistët”, ka thënë Deliu-Kodra.

    “Nuk është krizë që e ka prekur vetëm Kosovën. Çështja e parë me të cilën do të duhej të merrej qeveria është që të merreshin masat që të mos shtrenjtohej rryma. Menaxhimi që ka bërë qeveria ka dalluar me qeveritë tjera, që kanë filluar me menaxhimin dhe sanimin e situatave më herët”.

    Ajo ka theksuar se nuk mund të arsyetohet ngritja e çmimit, duke e bërë krahasimin me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

    “Kur krahasohet çmimi, duhet të përmendet edhe vlera e të ardhurave. Kjo paralele nuk mund të tërhiqet. Duhet të përmendet cilësia e ushqimit, edukimi. Do të atakohen shumë sektorë, një cikël i tetë. Por, krahas çmimit të rrymës duhet të ketë edhe rritje të pagave”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur zyrtarizimin e shërbimit Apple Pay në Kosovë, duke e cilësuar si...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ministri gjerman i Shtetit për Evropë dhe Punët e Jashtme Gunther Kirchbaum, është takuar të marten në Berlin me emisarin e Bashkimit...
    Lajme31 Korrik 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të hapur të...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar sërish mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje...
    Vip31 Korrik 2025
    Aktori izraelit Alon Aboutboul, i njohur për rolet e tij në filma si “The Dark Knight Rises” dhe “Rambo III”, ka vdekur...
    Lajme31 Korrik 2025
    Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se, deri më sot, dita e fundit e muajit korrik,...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ish Sekretari në MINT, Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore. Lipovica ka nisur intervistimin...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi afat prej 10 ose 12 ditësh për Rusinë që të bie dakord...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.