×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Serbia i detyrohet Kosovës 2.8 miliardë euro për fondet pensionale

    FrontOnline
    16 Tetor 2019

    Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontributdhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë eurosh. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës.

    Kështu u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë -Serbi nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (Ridea), e cila me këtë rast ka dalë edhe me rekomandime për çështjen e kthimit të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore nga ana e shtetit serb.

    Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontributdhënës të Kosovës nuk përfshin interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontributdhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.

    “Kemi totalin e borxhit 2.8 miliardë euro në tërësi, mirëpo duhet cekur që në këtë shifër nuk përfshihet instituti statusor, borxhi për periudhën 2017-2018, borxhi ndaj pensionistëve kontributpagues që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet në BVISIPI dhe të ish-KSAK”, tha Kotorri.

    Disa nga rekomandimet për çështjen e fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidor, të cilat dolën nga ky studim janë, që Serbia duhet ta pranojë se e drejta në pension është e drejtë themelore e fituar në bazë të punës, që ta pranojë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo pasuror, që zyrtarisht ta pranojë detyrimin e saj politik dhe moral për kompensimin e pensionistët kontribut-pagues dhe që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjitha dokumentet relevante dhe të duhura për të zhvilluar argumentet e saj gjatë negocimit në emër të qytetarëve.

    Studimi tjetër i RIDEA kishte të bënte me sektorin e energjisë, ku u tha se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e arritura gjatë dialogut, gjë e cila po i shkakton humbje financiare Kosovës.

    Besnik Krasniqi tha se dëmi total që rrjedh nga veprimet dhe jo veprimet e EMS që i ngarkohet Serbisë arrijnë shumën prej 432 milionë euro. Ai tha se ky borxh përbehet nga tri komponentë.

    “Kur është fjala te vlerësimi i humbjeve monetare dhe të hyrave monetare, humbjet ekzistuese që përveç kanë ndodhur janë disa humbje që Kosova nuk i realizon për shkak të pengesave që krijohen për shfrytëzimin e interkoneksionit më Shqipërinë, nën 1 e kemi mos kompensimin për alokimin e kapacitetit në tri linjat e interkoneksionit që kapin vlerën prej rreth 225 milionë euro për periudhën 2004-2009, mos pagesat e faturave të energjisë në pjesën veriore të Kosovës që arrijnë vlerën prej 204 milionë euro dhe të hyrat e humbura që rrjedhin nga mos shfrytëzimi i linjës së transmisionit me Shqipërinë që kapin vlerën prej rreth 3 milionë euro për periudhën 2016-2019”, tha Krasniqi.

    Ndryshe, në këtë konferencë u tha se këto studime do t’i dërgohen Qeveri./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.