Policia ka zbuluar identitetin e pasagjeres që shkaktoi incidentin në fluturimin e linjës ajrore amerikane Delta Air Lines dhe bëhet fjalë për ish-lepurushen dhe aktoren e Playboy, Patricia Cornwall (51).
Aktorja njihet më së shumti për rolin e saj si Patty Breton në serialin “Shërbimi i Shpëtimit”, dhe në një incident që ndodhi javën e kaluar dyshohet se ajo pështyu dhe goditi një pasagjer tjetër që nuk mbante maskë ndërsa hante.
Delta flight from Tampa to Atlanta got crazy‼️ pic.twitter.com/I9BZUKv3LB
— ATL Uncensored (@ATLUncensored) December 25, 2021
Videoja e cila është përhapur në rrjetet sociale, tregon se ajo e urdhëron burrin të vendosë një maskë në fytyrë, ndërsa ajo vetë nuk e mban atë gjatë incidentit.
“Vëre një maskë”, i bërtiti ajo pasagjerit. Cornwall më vonë u arrestua në aeroportin e Atlantës dhe më pas u lirua me kusht 20,000 dollarë.
“Fluturimi nga Tampa në Atlanta u prit nga policia pas një raportimi për ngacmime të pasagjerëve gjatë fluturimit. Situata si kjo janë shumë të rralla për shumicën dërrmuese të pasagjerëve tanë dhe Delta nuk toleron sjelljen e pabindur në aeroportet dhe avionët tanë”, tha një zëdhënës i linjës ajrore./FrontOnline/