Dyshja e njohur kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra të cilët tashmë kanë finalizuar këngën e re.
Në një postim në InstaStory, ishte reperi ai që ka dhënë detaje të reja rreth këtij projekti.
Ai bëri të ditur se kënga mban titullin “Mona Lisa” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip që lansohet sot (e hënë) në ora 19:00.
“27.12.2021. Ora 19:00. Mona Lisa”, ka shkruar Genci në mbishkrimin e një imazhi ku shihet bashkë me Mimoza Shkodra.
Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre, dyshja në vitin 2017 sollën projektin e përbashkët “Jemi nda”.