Nicole Scherzinger konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, kështu që nuk është çudi që ajo kënaqet të tregojë sharmin e saj. Këtë herë ajo ka vënë në pah këmbët e saj të ngushta, belin e sheshtë dhe barkun, gjoksin e harlisur, në një video që ka ndarë me shoqëruesit e saj.
Ajo ka treguar edhe një herë figurën e saj të lakmueshme dhe fansat i kanë thënë: “Perëndeshë”, “Ti je shumë e bukur dhe seksi”, “Perfekte, çfarë të thuash tjetër”, “Ti largohesh pa fjalë”.
Për trupin e saj të skalitur janë përgjegjës stërvitjet dhe ushtrimet intensive dhe shpesh stërvitet me të dashurin e saj Tom Evans, të cilin e ka njohur në xhirimet e spektaklit “X Factor”.
Kujtojmë, Nicole tha për mediat e huaja se kishte probleme me vetëbesimin, por gjithçka ndryshoi kur vendosi t’i përkushtohej një diete të shëndetshme dhe stërvitjes së rregullt.
“Vetem nëse je i kenaqur me veten dhe atëherë çdo gjë shkon me lehtë. Mu desh shumë kohë që të pranoja veten dhe trupin tim. Kur bëja paqe me veten nuk ishte problem per mua të ushtroja dhe të haja çfarë ishte e mirë për mua”, kishte deklaruar ajo./FrontOnline/