Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, është përfolur shpeshherë në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin.
Por, së fundmi ai është kapur ‘mat’ me një nga konkurrentet e këtij sezoni.
Bëhet fjalë për Efin, e cila ka një ngjashmëri me Borën dhe këngëtaren Elvana Gjatën, por siç duket e ka gjetur dashurinë jashtë programit.
Në rrjet kanë qarkulluar fotografi të dyshes teksa shkonin në një dyqan në Tiranë dhe teksa Efi provonte fustane. Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.
Kujtojmë që Efi ka pasur disa takime me Brunon, ndërsa në takimin e fundit ajo pranoi madje edhe pëlqimin për dikë tjetër dhe nuk dihet nëse e ka pasur fjalën për Atdheun.
Ndërkohë, pak kohë më parë Atdheu në një emision pranoi se ishte në një lidhje, por nuk foli më shumë për vajzën “misterioze”.