×
  • Vip
  • Vip

    Tom Hardy zgjidhet si mashkulli më seksi në Britaninë e Madhe

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2021

    Aktori britanik Tom Hardy (44) është një nga meshkujt më seksi në Britaninë e Madhe. Mashkullor, por në të njëjtën kohë elegant, Hardy është i preferuari i femrave në mbarë botën.

    Pamja e tij e patëmetë dhe sharmi i jashtëzakonshëm, magjepsin fansat kudo, andaj nuk është çudi që u zgjodh për titullin më tërheqës. Në vendin e dytë është aktori Daniel Craig.

    Në të vërtetë, në sondazhin e tabloidit britanik ‘The Sun’, pjesëtaret e seksit më të bukur mund të votonin për ‘mashkulli më seksi në Britaninë e Madhe’. Dhe shumica e votave të tyre iu dhanë Hardy, i cili zuri vendin e parë. Pas tij në listë ishte ylli i James Bond, aktori Daniel Craig.

    Dhe në vendin e tretë është aktori Tom Holland i cili mishëroi ‘Spiderman’-in e njohur. Kujtojmë, Hardy së ​​fundmi deklaroi se nuk ka në plan të luajë më në filma pas rolit të bosit të mafias amerikane me origjinë italiane Al Capone, pasi siç thotë ai, ndihet i lodhur dhe dëshiron t’i përkushtohet shkrimit të skenarëve.

    Ndihet i rraskapitur jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht, sepse i mungon familja. Pas tij qëndron roli kryesor në serialin ‘Taboo’ si dhe skenari për të që ka shkruar në mënyrë të pavarur.

    Meqë ra fjala, pas treshes më seksi të meshkujve, në listën e britanikëve më seksi përfshiheshin Sir Tom Jones, Henry Cavill, Robbie Williams, Tom Hiddleston, Mark Wright, Danny Dyer, Harry Styles, Joel Dommett, Sean Bean, Richard Madden, Jack Grealish. , Gethin Jones, Giovanni Pernice, Ben Shephard, Lewis Hamilton, Gordon Ramsay dhe Gary Barlow./FrontOnline/

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Vip10 Shtator 2024
    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj ka ndarë disa fotografi në mediat sociale. Por, më tepër se bukuria...
    Vip10 Shtator 2024
    Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka diskutuar për sfidat dhe këndvështrimet e saj mbi prindërimin, duke theksuar se për të, notat nuk...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministrin Kurti po e dëmton shkëputja nga elektorati që e ka votuar. Humolli në një...
    Lajme10 Shtator 2024
    Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Vetëm pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, Policia e Shtetit...
    Vip10 Shtator 2024
    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj ka ndarë disa fotografi në mediat sociale. Por, më tepër se bukuria...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Policia bën të ditur përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.